E kryer, Tolisso transferohet te Bayerni

Futboll

E kryer, Tolisso transferohet te Bayerni

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 23:13
Corentin Tolisso

Kampionët e Gjermanisë kanë nisur të përforcohen për sezonin e ardhshëm.

Corentin Tolisso bëhet blerja e katërt e Bayern Munichut në këtë afat kalimtar.

22-vjeçari transferohet në Allianz Arena për 37 milionë euro nga skuadra e Lyonit.

Tolisso ishte kërkuar nga shumë skuadra të tjera në Evropë, por oferta e bavarezëve i ka bindur drejtuesit e Lyonit që ta shesin atë në Munih.

Përveç reprezentuesit francez, Bayerni i Carlo Ancelottit ka blerë edhe Sebastian Rudy, Niklas Sule dhe Serge Gnabry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat