Bisedime të reja për Lacazetten, Lyoni e kërkon Giroud si pjesë të marrëveshjes

Futboll

Bisedime të reja për Lacazetten, Lyoni e kërkon Giroud si pjesë të marrëveshjes

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 06:32
Alexandre Lacazette dhe Olivier Giroud

Arsenali ka zhvilluar bisedime të reja me Lyonin për transferimin e Alexandre Lacazettes.

Presidenti i klubit francez, Jean-Michel Aulas, ka qëndruar në Londër këtë javë për të biseduar me Topçinjtë për ta negociuar marrëveshjen.

Aulas ka thënë për Le Progres se Arsenali po e udhëheq garën për nënshkrimin e Lacazettes, duke qenë se Atletico Madridi nuk mund ta blejë për shkak të ndalesës.

Mirëpo, për shërbimet e 26-vjeçarit, klubi anglez duhet të paguajë 67 milionë euro.

Lyoni kërkon 55 milionë euro menjëherë dhe 12 milionë të tjera në formë bonusesh.

Në ndërkohë, Lyoni kërkon që Olivier Giroud të përfshihet në marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat