Maldini: Barcelona do të jetë e përkryer për Verratin

Futboll

Maldini: Barcelona do të jetë e përkryer për Verratin

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 12:33
Maldini

Polo Maldini, legjenda e futbollit italian, i cili ka luajtur deri në 25 sezone me Milanin, ka dhënë mendimin e tij mbi dy bashkatdhetarët, që përfliten se do të lëvizin në afatin kalimtar të kësaj vere: portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, dhe mesfushori i PSG-së, Marco Verratti.  “Kur Donnarumma ishte 12 vjeç mund të them se nuk ishte një portier i zakonshëm, ka pasur gjëra të veçanta, aftësi fizike dhe teknike, si dhe personalitet. Mihajloviq (trajner atëherë) ka kërkuar për ta afruar te Milani që nga dita e parë e sezonit 2014-2015. Njerëzit i thanë atij që të mos nxitojë, sepse djali ishte vetëm 16 vjeç. Ai ka pritur disa lojra dhe pastaj e aktivizoi”. Në lidhje me Marco Verrati, Paolo Maldini e këshilloi atë të largohet nga ekipi francez: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Unë mendoj se do të ishte më mirë për të, nëse e lë ekipin e tanishëm. Do të lojtar i përkryer për Barcelonën dhe Barcelona do të jetë e përkryer për të”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat