Zidane, përzgjedhës i Francës?

Futboll

Zidane, përzgjedhës i Francës?

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 17:09
Zinedin Zidane

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Gre, ka deklaruar se do të ishte logjike që trajneri i Real Madridit Zinedin Zidane një ditë të jetë përzgjedhës i kombëtares franceze.

Zidane ka marrë Realin prej janarit 2016 dhe tashmë ka fituar dy tituj kampioni në Ligën e Kampionëve, dhe titullin në kampionatin spanjoll.

Pavarësisht se nuk ka pasur paralajmërime se ish-kapiteni i kombëtares franceze do të braktisë Realin, Le Gre tha se do të kishte kuptim që Zidane të marrë ekipin shtetëror.

“Kjo është ngjarje logjike. Me siguri se një ditë do të jetë i interesuar”, ka thënë Le Gre.

Ai ka shtuar se nuk pret që Zidane të largohet nga Reali dhe se është i befasuar se si po i ecën punët në ekipin spanjoll.

Franca udhëhiqet nga Didier Deschamp, i cili është nën presion për shkak të lojërave të dobëta në kualifikimet për kampionatin botërore 2018 në Rusi.

“Gjelat” renditen në pozitën e dytë në grupin A me 13 pikë, po aq sa ka edhe Suedia. Në ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve më 9 qershor, Franca pësoi humbje nga Suedia 1:2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat