De Biasi: Humbja në Luksemburg më ka zhgënjyer shumë

Futboll

De Biasi: Humbja në Luksemburg më ka zhgënjyer shumë

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 17:21
Gianni De Biasi

Gianni De Biasi, ditë më parë dha dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të kombëtares së Shqipërisë, por në fakt ai ka treguar edhe një arsye pse u largua. Ai për mikrofonin e "Tutti Convocati" të Radio 24", ka sqaruar edhe vendimin e tij:

“Pas Europianit mendoja se do të gjeja një jetë të re, por për fat të keq nuk ndodhi ashtu. Më la një shije të hidhur, 'këta njerëz janë pak të kënaqur' dhe ky ishte një zhgënjim i madh. Në mënyrë të pandërgjegjshme ne humbëm një pjesë të tërbimit, dikush e ndjeu barkun plotë. Humbja në Luksemburg më ka zhgënjyer shumë, atë natë e mora vendimin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat