De Biasi tregon se cila humbje e Shqipërisë e shtyu të largohet

Futboll

De Biasi tregon se cila humbje e Shqipërisë e shtyu të largohet

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 20:46
Gianni De Biasi

Humbja ndaj Luksemburgut ishte ajo që shtyu Xhani De Biasin t’i jepte lamtumirën skuadrës.

Deri në ato momente, tekniku mendonte se mund të vazhdonte në drejtimin e kuqezinjve në kërkim të një tjetër objektivi të rëndësishëm. Por pas asaj humbjeje, gjërat ndryshuan.

“Më mbeti një shije e keqe se këta djem u kënaqën pak me atë që kishin arritur në Europian dhe kjo është pakënaqësia ime e vetme. Në mënyrë të pandërgjegjshme humbi pak nga zjarri ynë, dikush u ndje i ngopur. Më zhgënjeu shumë humbja në Luksemburg, atë natë mora vendimin tim”, tha De Biasi në një intervistë për “Tutti Convocati”.

Ai bëri të qartë se kërkon një tjetër eksperiencë jashtë Italisë, me shpresën që të gjejë një “Shqipëri të dytë”.

“Nuk kërkoj një pankinë në Serinë A, do të dëshiroja të qëndroja jashtë, në një vend ku të jem në qendër të projektit. Dua të kem letër të bardhë në zgjedhjen e lojtarëve, nga pikëpamja njerëzorë para asaj teknike”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat