Legjenda e Milanit kritikon ashpër Donnarumman, thotë se e “tradhtoi klubin”

Futboll

Legjenda e Milanit kritikon ashpër Donnarumman, thotë se e “tradhtoi klubin”

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 22:26
Gianluigi Donnarumma

Ish portieri legjendar i AC Milanit, Enrico Albertosi ka kritikuar ashpër Gianluigi Donnarumman pas refuzimit të kontratës.

Ylli italian refuzoi marrëveshjen e re me gjigantin në Serie A këtë pasdite duke alarmuar shumë klube të mëdha evropiane që kanë qenë duke kërkuar transferimin e tij.

Kjo ka tronditur botën e futbollit, përfshirë Albertosin që thotë se lojtari ka tradhtuar Milanin.

“Është çmenduri që një fëmijë 18-vjeçar të ketë mundësi që të refuzoj një kontratë të rëndësishme të ofruar nga një klub i madh siç është Milani për të shkuar dikur tjetër”, tha portieri legjendar.

“Ai tradhtoi Milanin, ia ktheu shpinën një klubi të madh që vendosi besimin në të dhe i siguroi debutimin në Serie A në moshën 17-vjeçare”

Ende mbetet e pa qartë se ku do të transferohet Donnarumma, por një numër i madh klubesh janë të interesuara

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat