Niang në qytetin e Liverpoolit për teste mjekësore te Evertoni, afër zyrtarizimi

Futboll

Niang në qytetin e Liverpoolit për teste mjekësore te Evertoni, afër zyrtarizimi

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 06:05
M’Baye Niang

Sulmuesi i Milanit, M’Baye Niang thuhet se ishte sot (e enjte) në qytetin e Liverpoolit për të kryer testet mjekësore me Evertonin, pasi është gati për të përfunduar transferimin në vlerën e 19 milionë eurove.

Sipas mediumit Liverpool Echo, anësori Niang dhe mesfushori i Ajaxit, Davy Klaassen ishin të dy sot në terrenin e trajnimit të Evertonit, Finch Farm.

Ata kanë qenë në bisedime të avancuara për transferimet në Everton dhe ishin atje për t’u nënshtruar testeve mjekësore të tyre.

Niang kaloi gjashtë muajt e fundit në huazim te Watford, por vendosi të mos bëjë transferimin e përhershëm pas largimit të trajnerit Walter Mazzarri.

Evertoni ka pasur përfaqësues në Itali gjatë ditëve të fundit, mbi të gjitha drejtorin e futbollit Steve Walsh, dhe pati takime me Milanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat