Vllaznia paralajmëron përforcime nga Senegali, Portugalia e Zvicra

Futboll

Vllaznia paralajmëron përforcime nga Senegali, Portugalia e Zvicra

Nga: Aziz Zuka Më: 16 qershor 2017 Në ora: 16:18
KF Vllaznia

Bordi i KF Vllaznisë nga Pozharani, anëtar i ri i Superligës së Kosovës përmes një komunikate iu është drejtuar anëtarëve, tifozëve të saj si dhe donatorëve se klubi fillon një etapë të re të organizimit me standarde të nivelit evropian. Besim Halimi, kryetar i Vllaznisë, ka thënë se skuadrës i është bashkuar Faruk Pogragja, menaxher ndërkombëtar me seli në Belgjikë.

“Në kuadrin e KF Vllaznisë së shpejti do të transferohen futbollistë nga Senegali, Zvicra dhe Portugalia, si dhe lojtarë nga kampionati vendorë”, ka thënë Halimi. Kujtojmë se Vllaznia është inkuadruar në Superligë këtë edicion pas 44 vjetësh të ekzistimit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat