Gashi synon një Vëllaznim më ndryshe

Futboll

Gashi synon një Vëllaznim më ndryshe

Nga: Besmir Haxhikadria Më: 16 qershor 2017 Në ora: 19:22
Besmir Haxhikadria

Debate

Shumica e ekipeve janë në pushimet verore, me përjashtim të kampionit të ri Trepçës ’89 nga Mitrovica dhe nënkampionit Prishtina, që po përgatiten për garat evropiane. Edicioni që shkoi ka pasur gjëra pozitive e negative, por mbi të gjitha fundi i erdhi mirë. Shumë herë është shkruar se elita pa katërshen e madhe nuk e ka lezetin e saj, kështu do të jetë edhe në edicionin e ri. Sepse elitës do t’i mungojë Trepça nga Mitrovica, pasi që humbi statusin e këtij rangut. Prishtina, Liria e Prizrenit dhe Vëllaznimi nga Gjakova, janë në elitë, tre rivalët e vjetër e të përbetuar sportiv që do t’i japin shije garave.

Vëllaznimi pas dy vjetësh u rikthye në elitë, por ka planet e saja që të jetë edhe më i fortë dhe jo një klub që lufton për mbijetesë. Kryetari i këtij klubit Shkëlzen Gashi planifikon një Vëllaznim më ndryshe, më luftarak, por mbi të gjitha më cilësor dhe të luftojnë për pjesën e epërme të tabelës. Qyteti i Gjakovës me rrethinë për dy vjet vuajtën për një skuadër të fortë sidomos që nuk e patën ekipin në rangun superior, është koha që Vëllaznimi t’i tregojë forcat e saja. Sepse ka mundësi, ka traditë për të arritur aty ku  dëshirojnë qytetarët dhe tifozët “Kuqezinjtë e Jakovës”. Në anën tjetër, klubi ka mbetur edhe pa trajnerin Arsim Gojani, i cili është tërhequr, megjithëkëtë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat