“Messi do të ishte rezervist te Reali”

Futboll

“Messi do të ishte rezervist te Reali”

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 19:37
Marco Asensio

Marco Asensio ka dhënë një deklaratë befasuese për yllin argjentinas.

Real Madridi nuk ka pasur nevojë të bënte ndryshime në këto dy vitet e fundit, pasi që me të njëjtën skuadër ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve.

Madje sipas mesfushorit të talentuar të ‘Los Blancos’, as këtë vit nuk duhen ndryshime në skuadër, pasi që ai konsideron që në këtë ekip nuk ka vend as për pesë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi, për të cilin mendon që do të mbetej vetëm në bankën rezervë.

“Ekipi është i mirë kështu siç është. Nëse mbetemi kështu si jemi, jemi perfekt”, ka theksuar Asensio.

“As Messi nuk do të kishte vend në ekipin aktual të Realit do të qëndronte rezervë”, është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat