Zyrtare: Munishi, trajner i skuadrës së njohur

Futboll

Zyrtare: Munishi, trajner i skuadrës së njohur

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 23:11
Ismet Munishi

Ismet Munishi është trajner i ri i Vëllaznimit nga Gjakova.

Ish trajneri i Dritës, Hajvalisë e Llamkos Kosovës, ka marrë drejtimin e Vëllaznimit të Gjakovës, skuadër kjo që këtë edicion është inkuadruar në Superligën e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i klubit gjakovar, Shkëlzen Gashi.

“Mund të ju konfirmoj se Ismet Munishi është trajner i ri i Vëllaznimit”, ka deklaruar Gashi.

"Besoj që ai është i duhuri për ekipin nga Gjakova. Skuadra është në Superligë dhe patjetër që jemi duke u interesuar edhe për futbollistë të rinj. Kemi qenë në kontakte me pesë trajnerë, dy nga ta prej Gjermanie. Por me njërin nga ta do të ketë një marrëveshje tjetër” ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat