United dhe Juve monitorojnë Gomes

Futboll

United dhe Juve monitorojnë Gomes

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 23:58
Andre Gomes

Mançester United dhe Juventus janë duke vëzhguar gjendjen e mesfushorit të Barcelonës Andre Gomes, shkruan gazeta AS.

Gomes ka kaluar një sezon të vështirë debutues te Barcelona dhe futbollisti portugez serish është vënë në qendër të vëmendjes së United dhe Juventusit.

Barcelona është raportuar se kërkon 35 milionë euro për Gomes, nëse skuadrat në fjalë do të kërkojnë shërbimet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat