Një skuadër tashmë ka ofruar 300 milionë euro për Ronaldon

Futboll

Një skuadër tashmë ka ofruar 300 milionë euro për Ronaldon

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 07:52
Cristiano Ronaldo

Spekulimet për largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi vazhdojnë të rriten.

Gjithçka nisi me lansimin e lajmit nga media portugeze ‘A Bola’, që raportoi se Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid.

Ky lajm ka ngjallë shumë spekulime për të ardhmen e 32 vjeçarit.

Mediet gjatë ditës kanë përmendur shumë skuadra si destinacione të mundshme të portugezit.

Kujtojmë se tashmë Ronaldo ka një ofertë prej 300 milionë eurove, të bërë një vit më parë nga një skuadër kineze, këtë gjë e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Jorge Mendes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat