Calderon: Ky do të jetë klubi i ri i Ronaldos

Futboll

Calderon: Ky do të jetë klubi i ri i Ronaldos

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 08:39
Cristiano Ronaldo

Ramon Calderon ka parashikuar të ardhmen e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon beson se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Manchester United pas vendimit për largim nga Real Madrid.

“Unë mendoj se është shumë e vështirë për të ndryshuar mendjen e Ronaldos. Unë e kisha të njëjtën situatë me Manchester Unitedin kur ai donte të largohej dhe unë e bleva. Ai tha, ‘Dua të largohem’ dhe kjo ishte ajo”, ka deklaruar Calderon për BBC Sport.

“ Si president, nuk mund të bësh asgjë tjetër veçse të mundohesh të arrish një marrëveshje sa më të mirë. Unë shpresoj se ai nuk ka vendosur të largohet, por nëse ai tashmë e ka ndarë mendjen, do të jetë e vështirë të ndryshohet situatën”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat