“Ronaldo po e bën për para, nuk do të largohet prej Realit”

Futboll

“Ronaldo po e bën për para, nuk do të largohet prej Realit”

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 12:41
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo po raportohet se do të largohet gjatë verës prej Real Madridit.

Mediat spanjolle dhe portugeze raportuan se futbollisti dëshiron largimin pasi që madrilenët nuk e kanë mbrojtur ashtu siç duhet në rastin e akuzave për evazion fiskal.

Por, një prej lojtarëve të kampionit spanjoll mësohet t’i ketë thënë të përditshmes spanjolle Marca, se CR7 në këtë formë po i bën presion presidentit Florentino Perez që t’i zgjas kontratën me pagën aktuale.

“Cristiano po e bën këtë për para. Kështu kishte vepruar edhe herën e kaluar ”, ka thënë një prej futbollistëve të Realit, i cili ka miqësi të ngushtë me Ronaldon.

Kujtojmë se këtij të fundit i mbaron kontrata me Los Blanos në verën e vitit 2021 ndërsa lojtari ka paralajmëruar se dëshiron të luajë futboll deri në moshën 40-vjeçare, përkatësisht deri në vitin 2025.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat