Osmani largohet nga Liria e Prizrenit

Futboll

Osmani largohet nga Liria e Prizrenit

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 06:45
Osmani

Florent Osmani është larguar nga skuadra e Lirisë nga Prizreni. Sulmuesit nga Shkupi në qershor i skadoi kontrata me skuadrën prizrenase, ndërsa ka vendosur të mos qëndrojë në Prizren dhe në afatin kalimtar të verës të kërkojë klub të ri. Lajmin për gazetën KOHA e konfirmon edhe vet Osmani, i cili pohon se aktualisht në adresë të tij kanë arritur dy ofertë, por pranon se për këtë nuk do të ngutet pasi donë të pushojë, ndërsa falënderon “Lirinë” për bashkëpunimin që e kishin gjatë këtyre gjashtë muajve.

“Pas ndërprerjes së bashkëpunimit, falënderoj kryesinë e ‘Lirisë’, bashkëlojtarët e tifozët për mbështetjen që ma dhanë sa isha pjesë e klubit.  U jam mirënjohës për gjithçka dhe do ti kujtoj vetëm për të mirë. Jam munduar të jap më të mirën për klubin dhe jam i kënaqur që edhe sezonin tjetër ‘Liria’ do të jetë pjesë e elitës së futbollit kosovar. Sa i përket të ardhmes, në adresën time kanë arritur dy oferta që për momentin nuk dua ti përmend pasi njëherë dua të pushoj ndërsa më pas do të vendos se ku do të luaj”, deklaroi për gazetën KOHA, Osmani.

Kujtojmë, në afatin kalimtar të janarit, Florent Osmani  nga Shkupi u transferua te skuadra e “Lirisë” bashkë me kumanovarin Burhan Aliji. Ndërkohë, gjatë karrierës së tij, Osmani ka luajtur edhe për skuadrat si Shkupi, Bingolspor, Butrint, Drita nga Gjilani, Skopje dhe Gostivari, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë klubi i tij i ri.(B.K.)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat