Arifaj largohet nga Drenica, shkon në Liri

Futboll

Arifaj largohet nga Drenica, shkon në Liri

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2017 Në ora: 14:22
Granit Arifaj

Sulmuesi Granit Arifaj ka treguar se cilat ishin arsyet që firmosi me klubin me renome të futbollit Liria nga Prizreni. Arifaj luajti me sukses në petkun e Drenicës nga Skenderaj dhe ishte ndër me të merituarit që ky klub zuri vendin e shtatë me 40 pikë në kampionatin e kaluar. “Bëra një ndryshim sa i përket karrierës sime sportive dhe profesionale!

Pas nënshkrimit të kontratës, unë do të jem pjesë e KF Liria nga Prizreni.  Paraprakisht dua të iu falënderohem nga zemra të gjithë juve e në veçanti KF Drenicën, ekipin në të cilin tashmë e dy vite kam luajtur për të, falënderoj kryesinë e ‘Shqiponjave të Zeza’ për të qenurit çdoherë korrekt, për ndihmën si dhe për mbështetjen e dhënë!  Ata që meritojnë falënderimin më të madh janë Shqiponjat e zeza të cilët në çdo ndeshje ma mbushën zemrën plot emocion dhe me përkrahjen e pafund të tyre më bën një sulmues edhe më të fortë, më të vendosur dhe asnjëherë dorëzues! Ju premtoj që do të vazhdoj të punoj shumë në vendin e ri ku më pret të sjell me vete shumë suksese dhe të mos iu zhgënjej kurrë!”, ka thënë Arifaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat