Gjilani përforcohet me një talent të madh

Futboll

Gjilani përforcohet me një talent të madh

Nga: K. G. Më: 18 qershor 2017 Në ora: 15:28
Edison Kçiku prezantohet te Gjilani

Skuadra e Gjilanit ka përforcuar radhët me një futbollist të talentuar. Është fjala për Edison Kçiku, nga i cili pritet shumë në të ardhmen. “KF Gjilani ka arritur marrëveshje me njërin nga lojtarët me të talentuar dhe me premtues.

Bëhet fjalë për gjilanasin Edison Kçikun i cili edicionin e kaluar ishte pjese e KF Hajvalisë, ku tregoi potencial të madh si një lojtar i ri. Kçiku gjithashtu është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-19, me te cilën ka zhvilluar një sërë takimesh”, bëhet ditur nga KF Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat