Flet Cristiano Ronaldo

Futboll

Flet Cristiano Ronaldo

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 20:13
Cristiano Ronaldo

Ronaldo është zgjedhur lojtari i ndeshjes, ku Portugalia barazoi 2:2 me Meksikën

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk ka arritur që të ndihmojë Portugalinë që të nisë me fitore në Kupën e Konfederatave, duke kontribuar vetëm me një asist në barazimin 2:2 me Meksikën.

Ai u zgjodh lojtari i ndeshjes, teksa pas sfidës hezitoi të flasë për të ardhmen e Real Madridin – duke u koncentruar vetëm te Kupa e Konfederatave.

“Nuk është rezultati që donim. Pothuajse e fituam ndeshjen dhe në fund pësuam atë gol, por ky është futbolli”, tha fillimisht Ronaldo.

“Ekipi është mirë dhe do nëse fitojmë ndeshjet e ardhshme do të renditemi mirë në tabelë. Është koha të mendojmë për sfidën e radhës”, shtoi Ronaldo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat