Shefi i La Ligës i sigurt në pafajësinë e Ronaldos

Futboll

Shefi i La Ligës i sigurt në pafajësinë e Ronaldos

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 01:16
Kryetari i La Ligës, Javier Tebas

Kryetari i La Ligës, Javier Tebas, ka thënë se nga ajo që ka lexuar, është i sigurt se asnjë krim nuk është kryer, sa i përket akuzave ndaj Cristiano Ronaldos për shmangie të tatimit.

Tebas foli për televizionin spanjoll La Sexta, gjatë turneut LaLiga Promises që luhet në Villareal.

“Duke i njohur ata rreth tij, dhe se sa profesionalë janë ata, jam pozitiv që Cristiano është i pafajshëm. Jetojmë në një kohë ku çdo lajm për Zyrën e Taksave të Spanjës nënkupton që secili është mashtrues”, tha ai.

“Jam i sigurt që ai është i pafajshëm. Nga ajo që kam lexuar, jam i sigurt që ai nuk ka kryer asnjë krim”, tha Tebas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat