Amatorët, Tirana fiton titullin për U-17, Akademia kampion i U-15

Futboll

Amatorët, Tirana fiton titullin për U-17, Akademia kampion i U-15

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 07:08
Tirana

Tirana U-17 fitoi titullin kampion për amatorët duke mposhtur me rezultatin 2-1 Dinamon në finalen e sezonin që u zhvillua në Pezë Helmës. Bardheblutë që drejtohen nga Fatjon Muhameti u treguan më të saktë përgjatë 90 minutave duke përfituar edhe nga fakti që Dinamo luajti që nga pjesa e parë me një lojtar më pak pas ndëshkimit të portierit dinamovit me karton të kuq. Bardheblutë 17-vjecarë kryesuan deri 2-0, por Dinamo arriti të ngushtontë në 2-1, por pa mundur ta shmangte humbjen.

Përsa i përket finales së 15-vjecarëve, trofenë e ngritën lart futbollistët e Akademisë së Futbollit, që drejtohen nga një një emër shumë i njohur i futbollit shqiptar, Redi Jupi. Edhe pse Tirana shënoi golin e parë të takimit, djemtë e Akademisë arritën të triumfonin 2-1 me përmbysje, duke e merituar këtë trofe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat