Kush është skuadra suedeze apo rivali i Prishtinës?

Futboll

Kush është skuadra suedeze apo rivali i Prishtinës?

Nga: Kemajl Goca Më: 19 qershor 2017 Në ora: 14:13
Pamje nga një ndeshje e Norrkoping

IFK Norrköping ka një traditë bë futbollit suedez. Klub që u themelua me 29 maj të vitit 1897 apo ka traditë 120 – vjeçare. Kapaciteti i stadiumit të saj është 17.234 shikues. Prishtina, skuadra më e trofeshme në vendin tonë do të ballafaqohet me IFK Norrköping, e cila do të luhet me 29 qershor në Norrköping dhe pas një jave (me 6 korrik) në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

“Prishtina nuk pati aq fat në short pasi që do të udhëtoj te skuadra 13-herë kampion i Suedisë,  IFK Norrköping. Ndërsa kampionati i Suedisë deri tani ka zhvilluar 13 ndeshje, Norrköping ndodhet në vendin e dytë me 27 pikë sa ka edhe Malmo në vendin e parë, por me një ndeshje më pak”, raporton faqja e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat