Skënderbeu luan në këtë stadium

Futboll

Skënderbeu luan në këtë stadium

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 14:31
Stadiumi "_Comunal_Vella-

Shorti i Europa Leagueka vënë përballë njëri-tjetrit Skënderbeun me skuadrën e Sant Hulia, ekipi i vogël nga Andorra i ka dërguar një mesazh përshëndetjeje rivalëve korçarë nëpërmjet “Twitter”.

“Presim me entuziazëm për ndeshjet e Europa League. Forca Sant Hulia”, shkruhej në mesazhin që u dërgohej korçarëve në rrjetet sociale.

Sant Hulia është një prej klubeve të vogla të kampionatit të Andorrës, i krijuar në vitin 1982. Që atëherë, ky klub ka arritur të fitojë dy herë titullin kampion (2005, 2009) dhe pesë herë Kupën e Andorrës.

Kuptohet që duke qenë pjesë e futbollit që cilësohet shumë larg nivelit të vendeve të tjera europiane, edhe rezultatet e këtij klubi kanë lënë për të dëshiruar në skenën ndërkombëtare ku zakonisht, mundet me goleada.

Rezultati më historik i Sant Hulia është ai i turit të parë të Ligës së Kampioneve të edicionit 2009-2010. Asokohe, klubi arriti të kualifikohej në turin e dytë duke mundur me penallti pas dy barazimeve 1:1 ekipin Tre Fiori të San Marinos. Kjo ishte hera e vetme në histori ku Sant Hulia ka arritur të kalojë një tur në Europë.

Ndeshja e parë ndaj Skënderbeut do të zhvillohet në Korçë, ndërsa ajo e kthimit në Andorra, në stadiumin “Comunal d’Andorra la Vella”, që është më i madhi në përdorim për klubet në këtë vend. Ai ka fushë me bar natyral dhe një kapacitet prej 1300 tifozësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat