Mustafi standard, Gjermania me vështirësi e mposhti Australinë

Futboll

Mustafi standard, Gjermania me vështirësi e mposhti Australinë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 qershor 2017 Në ora: 18:55
Gjermania i gëzohet fitores

Kampioni i botës, Gjermania, me mund të madh e mposhti me rezultat 3:2 Australinë, në ndeshjen e parë të grupit B të Kupës së Konfederatave, që po zhvillohet në Rusi. Ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Australisë, u karakterizua me pesë gola në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Fisht Olympic” në Sochi.  Në minutën e 5-të, Gjermania organizoi një veprim të shpejt, kur Lars Stindl nga rreth 12 metra me një gjuajtje të fortë shënoi për epërsinë, 0:1. Katër minuta pa përfunduar periudha e parë e lojës, Tom Rogic nga rreth 16 metra me gjuajtje të fortë befasoi portierin gjerman, 1:1.

Në minutën e 44-të, Julian Draxler ka qenë i pagabueshëm nga penalltia, duke kaluar në epërsi (1:2) Gjermaninë.  Në minutën e 3-të të pjesë së dytë, mbrojtja australiane nuk reagoi si duhet dhe Leon Goretzka nga afërsia me goditje të fortë thelloi epërsinë në 1:3. Australianët nuk u dorëzuan, por shënuan edhe një gol.  Në minutën e 56-të, Tomi Juriç, shfrytëzoi një tollovi brenda 16-shit, por jo edhe reagimin e duhur të portierit, Leno dhe rezultati u ngushtua në 2:3. Gjermania startoi me fitore, duke tubuar tri pikë, por mbetet pas Kilit që ka goldalimin më të mirë. Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi u paraqit standard për Gjermanisë, duke dhënë maksimumin në këtë fitore me mjaft mund. Me 22 qershor, në xhiron e dytë, Kameruni ndeshet me Australinë (17.00) dhe Gjermania sfidohet nga Kili (20.00).

Australia-Gjermania      2:3

Stadiumi “Olympiastadion”, Sochi.

Shikues: 28000.

Gjyqtar:  Mark Geiger (SHBA).

Shënues: Rogic (41’), Juriç (56’) – Stindl (5’), Draxler (44’-nga penalltia), Goretzka (48’).

Kartonat e verdhë: Sainsbury – Goretzka.

Australia: Ryan, Degenek, Sainsbury, Wright, Luongo (Kruse 46’), Milligan, Mooy, Rogic (Troisi 71’), Leckie, Behich dhe Juriç (Cahill 87’).

Gjermania: Leno, Kimmich, Mustafi, Rüdiger, Brandt (Sule 63’), Rudy, Hector, Goretzka, Draxler, Wagner (Ti. Werner 58’) dhe Stindl (Can 78’).       

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat