Happy Birthday to me! Si ma ktheu Armando Sadiku ditëlindjen time të paharrueshme

Futboll

Happy Birthday to me! Si ma ktheu Armando Sadiku ditëlindjen time të paharrueshme

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 qershor 2017 Në ora: 19:25
Armando Sadiku

Si shqiptar i lindur dhe tifoz i zjarrtë i “Kuqezinjve” duhesha thjesht të jem prezent në ndeshjet e Shqipërisë në KE. Për shkak se biletat ishin mbaruar me Zvicrën, arrita të gjej një biletë për ndeshjen kundër Rumanisë në 19 qershor 2016. Atë ditë festoja datëlindjen e 24. Dhe si!

Së bashku me shtatë kushëri të mi huazuam një furgon dhe mëngjesin e 19 qershorit nisëm nga Wetzikon ZH drejt Lionin, Francë. Në zbaviteshim, dëgjonim muzikë dhe festonin, por ndonjëherë lindnin dyshime: Çfarë nëse Shqipëria nuk kor sukses gjatë kësaj ndeshje? Kjo do ishte një njollë e zezë për gjithë datëlindjet e mia në vijim.

Pas pesë orësh arritëm më në fund në hotelin tonë. Pas një pushimi të shkurtër ishim gati për stadion, natyrisht unë vesha fanellën e Armando Sadikut. 26 vjeçari ishte çdoherë lojtari im i preferuar. Pre kur shënoi golin kundër Armenisë m’u bë e qartë: nëse do bleja fanellën e Shqipërisë, atëherë duhesha ta bleja me emrin e tij.

Suksesi i tij ishte evident edhe gjatë aktivizimit si sulmues me FC Vaduz duke shënuar shtatë gola dhe tre asistime, gjatë periudhës së huazimit nga FC Zürich. Në ndeshjen e fundit kundër Lugano e takova Sadikun dhe i thashë: “Shpresoj që ti do shënosh një gol në KE.” Ai më falenderoi përzemërsisht dhe miratoi me kokë. Sikur më tha” Pa problem Fanol. Do ia arrij qëllimin.”

Ndodhi ashtu siç duheshte të ndodhte: Gjatë fitores 1:0 kundër Rumanisë, ai ishte sebepi. Ishte goli i parë i Kombëtares në një turnir si KE. Pikërisht nga lojtari im i preferuar Armando Sadiku. Datëlindjen time të 24. Një dhuratë aq të madhe, as nuk do mund ta ëndërroja.

Gjithashtu një vit pas kësaj erdhën emocione të njëjta. Vetëm kur e rishikoja komentin e Dritan Shakohoxha. Dhe këtë e bëj shpesh. Fatkeqësisht kundër dëshirës së nënës sime, e cila nuk mund ta dëgjojë britmën e tij. Sot festoj 25 vjetorin. Dhe e dini çfarë? Tani e dëgjoj edhe njëherë ritransmetimin. Më fal mami, por sot më lejohet./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat