Barça ofron edhe Rafinhan në ofertën për Bellerinin

Futboll

Barça ofron edhe Rafinhan në ofertën për Bellerinin

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 20:50
Hector Bellerin

Barcelona është duke bërë një ofertë shkëmbimi për mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Barcelona mund ta përdorë mesfushorin Rafinha si një hap të madh në ofertën e tyre për të marrë Bellerinin në Camp Nou.

Mesfushori brazilian është i prirur që të jetë pjesë e marrëveshjen për një lëvizje në Arsenal.

Bellerin ka blerë një shtëpi në Spanjë, ndërsa ai pritet të përfundoj një kalim te gjigantët katalunas.

Mbrojtësi i Spanjës U21 ka mbajtur tashmë një sërë takimesh me shefin e Barcelonës, Robert Fernandez, për një kthim në shtëpi këtë verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat