Perez rizgjidhet president i Real Madridit

Futboll

Perez rizgjidhet president i Real Madridit

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 22:12
Florentino Perez

Florentino Perez do të vazhdojë të jetë president i Real Madrid pasi është rizgjedhur në këtë pozitë për katër vitet e ardhshme.

70-vjeçari që është për mandatin e dytë në këtë pozitë nuk kishte kundërshtarë për këtë post, shkruan BBC.

Perez ka mbajtur pozitën për herën e parë në mes viteve 2000 dhe 2006, periudhë në të cilën Real Madrid nënshkroi me Luis Figo, David Bechkahm dhe fenomenin Ronaldo.

Ai u rikthye në klub në vitin 2009 ku bleu Cristiano Ronaldon, Kaka, Karim Benzema dhe Xabi Alonso.

E ardhmja e Cristiano Ronaldo tash mbetet e paqartë pas ai ka treguar se dëshiron që të largohet.

Perez ka punësuar gjashtë menaxher në mandatin e parë, kur Real fitoi dy tituj të La Liga dhe një të Ligës së Kampionëve.

Ai ka dhënë dorëheqje në vitin shkurt të vitit 2006 pas klubi kaloi tre vjet pa ndonjë titull të rëndësishëm.

Sezonin e fundit, Real Madrid është bërë ekipi i pastë të ka fituar radhazi Ligën e Kampionëve dhe se fitoi titullin e La Liga për herën e parë nga vitit 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat