Juve e kryen me Douglas Costan

Futboll

Juve e kryen me Douglas Costan

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 22:19
Douglas Costa

Mesfushori brazilian është edhe më pranë kalimit te kampionët e Italisë.

Douglas Costa pritet të jetë përforcimi i madh i Juventusit këtë afat kalimtar veror. Juve ka arritur marrëveshje me lojtarin, ndërsa sipas Tuttosport tani edhe Bayern Munichu ka pranuar shitjen e tij në Torino.

Bavarezët kanë pranuar ta shesin anësorin e tyre për 40 milionë euro te bardhezinjtë, që padyshim se do të jetë një forcë shtesë në ekipin e Massimiliano Allegrit.

Juve edhe këtë vit ka për synim kryesor triumfin në Ligën e Kampionëve, por edhe mbrojtjen e titullit në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat