Lucas Moura: Mund të largohem nga PSG - Bota Sot
Lucas Moura: Mund të largohem nga PSG

Futboll

E enjte, 14 dhjetor 2017

Lucas Moura: Mund të largohem nga PSG

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 22:58
Lucas Moura

Objektivi i Interit, Lucas Moura pranon të lërë Paris Saint-Germain për një tjetër klub evropian pasi mund të jetë e mundshme një gjë e tillë.

Nerazzurrët janë të etur për të nënshkruar me brazilianin këtë verë, por deri më tani nuk kanë dashur të përmbushin çmimin e kërkuar nga skuadra franceze.

Megjithatë, vullneti i lojtarit mund të jetë i rëndësishëm, pasi besohet se ai dëshiron garanci për më shumë kohë se sa po merr aktualisht në Parc des Princes.

“Në çdo afat të transferimeve ka gjithmonë spekulime rreth meje”, ka thënë fillimisht Lucas Moura për Diario.

“Në realitet, ndonëse asnjë ofertë nuk më ka arritur, nuk ka asgjë konkrete. Agjenti im nuk më ka folur për një transferim”.

“Kam një kontratë deri në vitin 2020, dhe nëse vjen diçka do ta shohim. Për momentin nuk ka asgjë”.

“A mund ta lë PSG për një tjetër klub evropian? Mund të jetë një mundësi, por për momentin nuk kam marrë asnjë ofertë dhe kam një kontratë”, përfundoi braziliani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test