Perez më në fund i përgjigjet Ronaldos, flasim më vonë

Futboll

Perez më në fund i përgjigjet Ronaldos, flasim më vonë

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 00:12
Florentino Perez

Florentino Perez më në fund ka folur për lajmet e fundit rreth largimit të Cristiano Roanldos nga Real Madrid

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez gjatë një interviste për Onda Cero, ka folur për Cristiano Ronaldon dhe shqetësimet e tij.

Portugezi thuhet se dëshiron të largohet, për shkak se klubi nuk e ka mbrojtur siç duhet pas akuzave për evazion fiskal.

Perez tha se nuk ka shumë informacione për këtë gjë, pasi nuk ka folur ende me Ronaldon, por do ta bëjë këtë pas Kupës së Konfederatave, pasi nuk dëshiron ta shqetësojë lojtarin.

Ai po ashti tha se Ronaldo nuk i ka treguar asgjë atij, ai kërkoi nga Ronaldo që t’ia shpjegojë se çfarë ka ndodhur.

“Ronald? Unë di vetëm atë që kam lexuar në gazeta. Ronaldo si pjesa tjetër e skuadrës që kanë kontratë, është lojtar i Madridit. Ai duhet të na tregojë se çfarë ka ndodhur”, tha fillimisht Perz.

“Unë nuk di shumë ende. Ai është në një turne për Portugalinë dhe nuk dua ta shqetësojë në Kombëtare. Unë nuk di se çfarë ka ndodhur dhe çdo gjë është e çuditshme. Çfarëdo që ka ndodhur, ai duhet të na tregojë”.

“Unë do ta mbroj Ronaldon si një person. Por, në parim të gjithë duhet të kryejnë detyrimet e tyre tatimore dhe unë besoj se ai i ka kryer. Kjo strukturë siç është në Spanjë, është edhe në Angli dhe çdo vend tjetër të Bashkimit Evropian”.

Krejt në fund Perez tregoi se Reali e ka mbrojtur me anë të një komunikate Ronaldon dhe ai nuk ka thënë se është i zemëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat