Idrizi: Ndaj Vikingur-it, arma kryesore është kundërsulmi

Futboll

Idrizi: Ndaj Vikingur-it, arma kryesore është kundërsulmi

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2017 Në ora: 11:09
Shpëtim Idrizi

Kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 nga Mitrovica,  do të ballafaqohet me kampionin e Ishujve Faroe, Vikingur-in, në ndeshjen kualifikuese për Champions League. Kapiteni i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se kanë sado kudo njohuri për ekipin nga Ishujt Faroe, Vikingur. Ai beson në rezultat pozitiv ndaj rivalit. “Sa i përket Vikingur-it kemi njohuri që janë fizikisht të mirë, dihet se në këtë kompeticion nuk ka ekipe të lehta, megjithatë shpresojmë se me grupin dhe formën momentale që e kemi, besoj shumë në rezultat pozitiv”, shprehet optimist Idrizi.

Futbollisti mendon se kanë qenë me fat në short dhe beson e shpreson se mund të avancojnë më tutje. “Besoj që kemi qenë me fat, duke pasur parasysh se kanë qenë dy ekipe të forta, si ajo e Uellsit apo e Irlandës. Përparësi e jona është se kemi lojtarë që munden me bërë diferencën dhe arma kryesore është kundërsulmi”, thotë ai. A mendoni se përgatitjet në Slloveni dhe miqësoret janë të mirëseardhura para kësaj sfide? “Po, për vet faktin se kemi të bëjmë me ekipe shumë të forta dhe kjo na jep përvojë të madhe para këtyre ndeshjeve”, thotë Idrizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat