Perez është i prerë për Ronaldon

Futboll

Perez është i prerë për Ronaldon

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 11:51
Perez e Ronaldo

Nga çështja Ronaldo, tek  interesimi për talentet e futbollit europian Mbappe e Donnarumma e deri tek mandati i radhës në krye të Realit të Madridit. Pas rizgjedhjes si president i Los Blancos deri në vitin 2021, Florentino Perez rrëfen më Marcan lëvizjet në afatin kalimtar. Duke nisur me Cristianon, i cili akuzohet për evazion fiskal: “Duhet të bisedoj me të. Nuk jemi takuar akoma sepse nuk dua ta shqetësoj tani që është i grumbulluar dhe i fokusua në kombëtaren e Portugalisë. Nuk di asgjë çfarë kanë shkruar apo thënë të tjerët, por mendoj se Ronaldo është personi që është ndier më keq nga kjo histori. Jam dakord me të: disa media e kanë konsideruar kriminel, ndërkohë që një person i ndershëm profesionalisht si ai e ka të vështirë ta kuptojë këtë sjellje. Prezumimi i pafajësisë në këtë rast nuk është marrë në konsideratë. “

Kur pyetet për të ardhmen e portugezit, Perez është i vendosur: ai nuk preket. “Nuk kemi marrë asnjë ofertë. Ajo që mendojmë është që Ronaldo është futbollist i Realit të Madridit dhe do të mbetet i tillë si lojtarët e tjerë. E përsëris nuk ka kanë ardhur oferta për të”.

“Po ndjekim me shumë vëmendje Mbappenë, portierin e Milanit Donnarumma dhe Vinicius dhe të rinj të tjerë premtues. Reali i Madridit do ta shfaqë inetersimin në momentin e duhur. Te klubi ynë kanë ardhur gjithmonë futbollistët më të mirë në botë. 

Fakti që menaxher i Dunnarummës është Mino Raiola, nuk është problem për Perez.

“Përveç rastit Pogba, nuk kemi patur mundësi për të biseduar me të për lojtarët e tij. Vitin e kaluar ishte e pamundur, të shohim çfarë do të ndodhë këtë verë. Kur Zidane të përfundojë pushimet, do të mësojmë se çfarë mendon për Donnarummën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat