E ardhmja e Manajt jashtë Italisë

Futboll

E ardhmja e Manajt jashtë Italisë

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 12:36
Rey Manaj

E ardhmja e Rey Manajt do të jetë larg Interi, skuadër që zotëron kartonin e futbollistit shqiptar.

Menaxheri i 20-vjecarit lushnjar, Alberto Fotnana ka zbuluar për mediat italiane se sezonin e ardhshëm klienti i tij do të luajë jashtë Italisë, ku do të mund të gjejë qetësinë dhe vazhdimësinë në fushën e blertë. Gjatë sezonit që sapo u mbyll Manaj u huazua për pjesën e parë të Pescara në Serinë A dhe më pas te Piza një kategori më poshtë por në të dyja rastet performanca e tij ishte poshtë pritshmërive, madje  edhe me probleme të tipit karakterial. Pavarësisht se me Pescarën dhe Pizën luajti në total 29 ndeshje duke shënuar 4 gola, dy për secilën skuadër, potanciali i vërtetë i djaloshit kuqezi nuk u shfrytëzua.

Fotnana zbuloi më tej se në Gjermani interes konkret ka shfaqur skuadra e Augsburgut, që e mbylli sezonin në vendin e 13-të në Bundesligë.

Përfaqësuesi i futbollistit kërkon një zgjidhje ideale, pra një skuadër ky Manaj do të ishte zgjedhje e parë për të gjetur minutat që i mungojnë në këmbë.

Për shkak të ulje-ngritjeje të sezonit të kaluar Manaj nuk është grumbulluar as në kombëtare, megjithatë mbetet një sulmues me potancial për përfaqësuesen kuqezi. Një fillim i ri te një skuadër e re jashtë Italisë konsiderohet zgjidhja më e mirë për të ardhmen e futbollistit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat