Inter në ndjekje të Andres Iniesta

Futboll

Inter në ndjekje të Andres Iniesta

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 13:42
Andres Iniesta

Andres Iniesta alternativa e radhës për mesfushën e Interit. Momentalisht është thjeshtë një dëshirë, që ka lindur pasi një darke mes drejtorit sportiv të zikaltërve, Piero Ausilio dhe kolegut të tij blaugrana, Ariedo Braida. Në menu është përfshirë emri i mesfushorit katalanas, i cili ende nuk i ka dhënë zgjidhje kontratës së tij me klubin e Barcelonës, që skadon më 2018.

Nisur nga kjo, Ausilio i ka kërkuar Braidas, informacione nëse mund të  bëhet dicka në lidhje me tranasferimin e Don Andres në radhët e zikaltërve. Bisedimet e bëra pritet që në ditët në vazhdim të sjellin të reja vërtet interesante. Ndërkohë që emri më i përfolur për mesfushën e Interit, është ai i Borja Valero. Tekniku i zikaltërve, Luciano Spalleti  e ka kërkuar atë edhe gjatë kohës kur drejtonte Romën dhe tani po bën sërisht të njëjtën gjë, pasi e vlerëson maksimalisht futbollistin për inteligjencën e tij në fushën e blertë, aftësitë teknike, por edhe për eksperiencën që ai ka. Nga ana tjetër futbollisti i Fiorentinës, e pëlqen idenë e të qënit pjesë e zikaltërve. Përt të arritur tek 32-vjecari, Interi ka ofruar 8 milionë Euro. Marrëveshja duket e realizueshme, por për tja arritur qëllimit zikaltërve do ti duhet pak kohë, pasi drejtuesit e klubit vjollcë, nuk  duan që ta humbasin Borja Valeron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat