Salah kalon në Liverpool për 39 milionë funta

Futboll

Salah kalon në Liverpool për 39 milionë funta

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 16:22
Ilustrim

Klubi i futbollit anglez Liverpool arriti sot marrëveshje me Romën për transferimin e lojtarit Mohamed Salah për 39 milionë funta, që do të jetë rekord i klubit anglez.

Mediat në Liverpool transmetojnë se futbollisti egjiptian do të fitojë 90 mijë funta në javë, përkatësisht rreth 102.000 euro. Ky do të jetë transferim rekord për Liverpool, pasi që klubi në vitin 2011 pagoi Andy Carrol 35 milionë funta.

Salah sot mund të kryejë kontrollin mjekësor, pas të cilës mund të nënshkruajë kontratën pesëvjeçare.

Ai vitin e kaluar ishte njëri nga futbollistët më të mirë të Romës, duke shënuar 19 gola, prej të cilëve 15 në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat