Arsenali pret përgjigjen e Alexis

Futboll

Arsenali pret përgjigjen e Alexis

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 18:28
Alexis Sanchez

Arsenali duhet të presë derisa Alexis Sanchez të përfundojë Kupën e Konfederatave para se kiliani të marrë vendimin për të ardhmen e tij, shkruan Evening Standard.

Alexis ka kaluar një vit në stadiumin “Emirates” dhe ai është duke u kërkuar nga ekipe të njohura si Manchester City, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Ai duhet të tregojë nëse dëshiron të nënshkruajë kontratë të re, ose të transferohet.

Përgjigjja e kilianit pritet pas përfundimit të Kupës së Konfederatave në Rusi, ku ndeshja finale do të luhet më 2 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat