Shkëndija barazoi me kampionin e Sllovenisë

Futboll

Shkëndija barazoi me kampionin e Sllovenisë

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 11:15
Shkëndija i gëzohet barazimit

Shkëndija nga Tetova ka barazuar 1:1 me Mariborin në testin e tretë dhe të fundit në përgatitjet që zhvillohen në Slloveni. Tani vëmendja kthehet kah sfidat me Daçian e Moldavisë në Liga Evropa.

Kur kanë mbetur pak më shumë se një javë deri në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Liga Evropës, “kuqezinjtë” kanë matur forcat me një kundërshtar shumë cilësor si që është kampioni slloven, Maribori. Në një takim interesant pjesa e parë solo futboll cilësor me mundësi shënimi në të dyja portat. Maribori kaloi herët në epërsi kur Zahoviç në minutën e katërt u gjet në pozitë ideale dhe me një të djathtë të fortë realizon për 1:0. Shkëndija përgjigjet në minutën e 9-të me goditje të fortë të Ibraimit që kontrollohet nga portieri kundërshtar. Mirëpo kjo ishte vetëm paralajmërim i asaj që ndodhi një minutë më vonë kur Ibraimi pranon topin para zonës dhe godet saktë për barazim 1:1. Dy ekipet në  vazhdim kishin periudhat e tyre, Shkëndija në minutën e 30-të mundej të avancojë kur Junior dha asistim të bukur nga e djathta, mirëpo askush nuk gjendet në zonë për të shënuar me topin që shëtit para portës. Në anën tjetër vendasit kishin mundësi të 100%, por Zahov shfaqet me pritje fenomenale duke shpëtuar gol të sigurt.

Pjesa e dytë solli imazhe të njëjta në teren, dy ekipet kishin raste shënimi, trajneri Osmani inkuadroi në lojë edhe disa të rinj, mirëpo në fund rezultati mbeti i barabartë 1:1.

Maribor-Shkëndija 1:1 (1:1)

Tereni në Odranci-Slloveni

Golashënues: Bohar 4′ (Maribor), Ibraimi 10′  (Shkëndija)

Shkëndija: Zahov, Todorovski, Bojku, Cuculi, Çelikoviç, Vujçiç, Alimi, Totre, Junior, Abdurahimi, Ibraimi.

Luajtën edhe: Çilafi, Shefiti, Zejnullai, Juffo, Taipi, Fazllagiq

Trajner: Qatip Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat