Dështon transferimi i ferizajasit në Danimarkë?

Futboll

Dështon transferimi i ferizajasit në Danimarkë?

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 11:19
Ramadani

Futbollisti ferizajas, Ylber Ramadani, u konsiderua si i larguar nga radhët e Partizanit. Pas ndeshjes së kombëtares U-21 me Estoninë, mesfushori arriti akordin për të kaluar te danezet e Velje Boldklub. Skuadra e ligës së dytë daneze ka nisur përgatitjet nën drejtimin e ish-trajnerit të Partizanit, Adolfo Sormani, por Ramadani nuk ka qenë prezent në seancat e para stërvitore.

Më herët u përfol se Partizani do të përfitonte 200 mijë euro nga shitja e 21-vjeçarit, por klubi kryeqytetas nuk ka shkruar asnjë rresht në sajtin e tij për këtë lëvizje. Burime të ndryshme pranë lojtarit dhe klubit bëjnë me dije se Ramadani mund të rikthehet sërish te Partizani, pasi marrëveshja nuk konsiderohet e finalizuar.

Mungesa e lojtarit në stërvitjet e para me Veljen, moszyrtarizimi i Ramadanit nga klubi danez, por as lajmi i “divorcit” nga Partizani, lënë të kuptosh se kosovari do të kthehet sërish në Tiranë, raporton panoramasport.

Mbetet të mësohet se cili mund të ketë qenë shkaku real i prishjes së transferimit të Ramadanit në ligën e dytë daneze, çështje financiare, ose ndryshim planesh nga stafi i ri teknik? Ndonëse Partizani nuk e ka shpallur “divorcin” me lojtarin, Ylber Ramadani nuk figuron në listën e federimeve për Botev Plovdivin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat