Reali pranoi ofertën e Milanit për Jamesin, por ky i fundit do vetëm Unitedin

Futboll

Reali pranoi ofertën e Milanit për Jamesin, por ky i fundit do vetëm Unitedin

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 11:30
James Rodriguez

Edhe pse Milani dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshjen për James Rodriguez, duket se lojtari nuk ka dëshirë që të kalojë te klubi italian.

Sipas mediave spanjolle, James dëshiron vetëm transferimin te Manchester United.

Kolumbianit nuk iu dha as edhe një vend në stol ndaj Juventusit, duke konfirmuar kështu vullnetin për një largim.

Sipas Don Balon, Reali i ka thënë Milanit se është gati të pranojë oferëtn e tyre prej 60 milionë eurosh në tavolinë.

Kjo do të ishte një zbritje nga kërkesa fillëstare e Realit prej 70 milionë eurosh.

Pritja mund të jetë më e gjatë për Jamesin, pasi ai mund të përfshihet në negociatat për transferimin e Cristiano Ronaldos te Manchester United e në rastin më të keq të mos transferhoet fare nga Djajtë e Kuq.

Milani në këtë rast mund të mbetet pa sulmuesin e tyre të dëshiruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat