Salah kërkon numrin 9 te Liverpooli

Futboll

Salah kërkon numrin 9 te Liverpooli

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 20:15
Mohamed Salah

Mohamed Salah është pranë kalimit te skuadra e Jurgen Klopp.

Liverpooli ka arritur marrëveshje me reprezentuesin egjiptian, Mohamed Salah, i cili do të transferohet në Anfield Road nga Roma, për 35 milionë funte.

Salah pritet që të udhëtojë drejt Anglisë nesër për të kryer testet mjekësore, para se të nënshkruajë kontratën e re, e cila do ta mbajë atë te Liverpooli për pesë vitet e ardhshme.

Mirëpo, sipas Liverpool Echo, Salah ka kërkuar që ta bartë fanellën me numrin 9, i cili është lënë i lirë pas largimit të Christian Benteke sezonin e shkuar.

25-vjeçari ka bartur fanellën me numrin 11 te skuadra e Romës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat