Oraret e skuadrave shqiptare që luajnë në Evropë

Futboll

Oraret e skuadrave shqiptare që luajnë në Evropë

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 21:31
Prishtina është mysafir i IFK Norrkoping të enjten (29 qershor) nga ora 20:00 për të filluar po ashtu pjesëmarrjen historike në Europa League.

UEFA i ka caktuar oraret e ndeshjeve të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe Europa League.

Kampioni i Kosovës, Trepça ’89, do të nisë rrugëtimin historik në Ligën e Kampionëve të martën (27 qershor) kur do të udhëtojë drejt Ishujve Faroe për të luajtur kundër Vikingurit nga ora 20:00.

Prishtina është mysafir i IFK Norrkoping të enjten (29 qershor) nga ora 20:00 për të filluar po ashtu pjesëmarrjen historike në Europa League.

Nga ekipet e kampionatit të Shqipërisë që janë pjesëmarrëse në garat evropiane, Partizani do të jetë skuadra e parë që do të zbresë në fushë të enjten (29 qershor) në orën 17:00 në “Selman Stërmasi”, ku do të luajë ndaj Botev Plovdiv.

Në orën 20:00 do të jetë radha e Tiranës që do të luajë në udhëtim në përballjen e parë ndaj Maccabi Tel Avivit.

Në orë të njëjtë starton edhe Skënderbeu në Europa League kundër Sant Julia të Andorrës nga ora 20:00 në stadiumin e Korçës.

Po në Europa League më 29 qershor do të luajë dhe Shkëndija që do të zbresë në fushë në orën 18:00 përballë rumunëve të Dacia Chisinau.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat