I kujt është ky stadium që po rregullohet?

Futboll

I kujt është ky stadium që po rregullohet?

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 15:08
Pamje nga stadiumi

Në Kamzë ka filluar sot puna për të shndërruar stadiumin e qytetit në një impiant që plotëson kushtet e nevojshme për licencim në Kategorinë Superiore. Kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu, i shoqëruar nga presidenti i klubit, Naim Qarri, dhe trajneri Ramadan Ndreu inspektuan fillimin e punimeve në fushën e blertë.

“Sot po fillojmë zbatimin e një projekti që kemi me FSHF-në për tapetin dhe komplet infrakstrukturën e fushës, si dhe standartet e tjera të caktuara. Jemi të angazhuar maksimalisht për t’i realizuar në kohë të shpejtë. Do të ketë mbështetje financiare shumë më shumë se vjet, po bashkëpunoj me disa biznese të qytetit që janë sportdashës dhe që duan sport konkurrues. Ata janë të gatshëm të jenë pjesë. Edhe presidenti dhe trajneri nga sot do të fillojnë përzgjedhjen e lojtarëve për edicionin që vjen”, u shpreh Mziu për “Supersport”. “Mendoj që ata lojtarë që nxorrën Kamzën në Superiore do të jenë baza e ekipit, por do kemi edhe përforcime të tjerë në mënyrë që të rritet niveli. Mendoj se me kapacitetin që kemi, si financiar edhe profesional, do jemi ndër ekipet më të mira në Superiore”, tha trajneri Ramadan Ndreu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat