Etrit Berisha nuk e harron dashurinë e parë

Futboll

Etrit Berisha nuk e harron dashurinë e parë

Nga: K. Goca Më: 22 qershor 2017 Në ora: 16:50
Etrit Berisha në mesin e drejtuesve 2 Korrikut

Portieri i mirënjohur, Etrit Berisha, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, dhe pjesë e skuadrës së Atalantës nga Serie A, gjithsesi  nuk e harron klubin e parë apo siç thonë dashurinë e parë, 2 Korriku i Prishtinës.  “Etrit Berisha ka vizituar klubin e futbollit 2 Korriku,  ku mori hapat e parë në karrierën e tij prej portieri. 

E përveç vizitës që i bëri klubit të futbollit 2 Korriku, Etrit Berisha bëri shpërndarjen e medaljeve të cilat iu dhuruan njomakëve të shkollës së futbollit 2 Korriku, të cilët përfunduan me mjaft sukses një tjetër edicion futbollistik”, bëhet e ditur nga KF 2 Korriku, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat