Ish ylli brazilian ka gjasa ta drejtojë Shqipërinë

Futboll

Ish ylli brazilian ka gjasa ta drejtojë Shqipërinë

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 16:55
Roberto Carlos

Federata Shqiptare e Futbollit po mendon për një emër të madh si pasues të De Biasit në krye të kombëtares. Pas Pippo Inzaghit portali i njohur italian “Tuttomercatoweb”, shkruan se kandidati i radhës është një ish-futbollist i madh brazilian , Roberto Carlos.

Situata e Roberto Carlosit megjithatë është disi e komplikuar pasi para disa ditësh ai ka gjetur akordin për t’u bërë trajneri i një skuadre të re në Australi, South Melburn. 

Roberto Carlos në karrierën si trajner ka drejtuar skuadrat e Anzhit, Sivasporit, Akhisar Beledijesporit dhe së fundmi në sezonin 2015-2016 indianët e Delhi Dinamos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat