Skënderbeu kërkon rreth një milionë euro për futbollistin nga Kosova

Futboll

Skënderbeu kërkon rreth një milionë euro për futbollistin nga Kosova

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 17:52
Liridon Latifi

Liridon Latifi është emri më i lakuar i kësaj merkatoje vere te Skënderbeu. Latifi nga Kosova  kërkohet nga disa klube në Europë, në një kohë që korçarët synojnë të përfitojnë një shumë të konsiderueshme nga ai, ashtu siç ndodhi me Peter Olainkën dhe Bernard Berishën.

Aktualisht, Latifi është me skuadrën në Slloveni ku po zhvillon fazën përgatitore dhe pritet që të qëndrojë me Skënderbeun të paktën në dy turet eliminatore të Ligës së Europës. Për momentin, dy janë pistat aktive për transferimin e Latifit në Europë, Rostov në Rusi dhe Osijek në Kroaci.

Skënderbeu është zyrtarisht në negociata me klubin korçar për transferimin e Latifit. Palët ishin në prag të zyrtarizimit të marrëveshjes disa javë më parë, por gjithçka u prish në momentet e fundit. Drejtori teknik dhe trajneri u larguan nga klubi rus dhe marrëveshja mbeti pezull. Mësohet se Skënderbeu kërkon minimalisht 800 mijë euro që të lëshojë futbollistin. Për momentin, palët janë duke negociuar dhe do të shihet në ditët në vazhdim se çfarë do të vendoset për Latifin, bëhet e ditur nga panoramasport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat