Skënderi rikthehet në folenë e vjetër

Futboll

Skënderi rikthehet në folenë e vjetër

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 19:35
Lavdrim Skënderi në aksion

Lavdrim Skënderi rikthehet në folenë e vjetër. Pas 6 muajve aventurë  te skuadra e Superligës së Kosovës, Ferizaji, Skenderi rikthehet te Renova, të cilës skuadër pritet ti bashkohet në grumbullimin e parë që trajneri i ri, Vllatko Kostov e ka paraparë që të ndodh të hënën (26 qershor).

Skenderi është përforcimi i parë i Renovës gjatë kësaj merkatoje vere, ndërsa me siguri se nuk do të jetë i fundit, duke pasur parasysh se skuadra nga Xhepçishti në sezonin e ri futet me ambicie që sërish të rikthehet në skenën ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat