Sanchez në histori të Kilit me golin e shënuar ndaj Gjermanisë

Futboll

Sanchez në histori të Kilit me golin e shënuar ndaj Gjermanisë

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 21:18
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez ka hyrë në histori të Kilit, pasi është bërë golashënuesi më i mirë në histori të kësaj Kombëtare.

Ylli kilian ka shënuar gol në ndeshjen e dytë të Grupit B ndaj Gjermanisë në kuadër të ndeshjeve për Kupën e Konfederatave “2017”.

Megjithatë, ky gol nuk e ka pasur vlerën e vetëm një gol të thjesht, pasi do të thotë shumë për Sanchezin dhe karrierën e tij.

Me golin e shënuar ndaj Gjermanisë, ylli i Arsenalit bëhet golashënuesi më i mirë në histori të përfaqësueses së Kilit.

Goli ndaj Gjermanisë ishte i 38-ti i Sanchezit me fanellën e Kilit, i cili erdhi pas 11 ndeshjeve, duke kaluar kështu legjendën Marcelo Salas, i cili ka 37 gola me kombëtaren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat