Salah flet për herë të parë si lojtar i Liverpoolit

Futboll

Salah flet për herë të parë si lojtar i Liverpoolit

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 06:42
Mohamed Salah

Mohamed Salah është zyrtarizuar më herët gjatë ditës (e enjte) te Liverpooli.

Anësori egjiptian ka nënshkruar me Liverpoolit për një shifër që besohet të jetë 35 milionë funte, teksa në prezantimin e tij te gjiganti anglez është parë shumë i kënaqur dhe i lumtur me këtë aventurë.

“Jam shumë i lumtur dhe emocionuar që jam këtu. Do të jap gjithçka për të fituar diçka me këtë skuadër”, ka deklaruar fillimisht Salah.

“Ne kemi një ekip të mirë me lojtarë të mëdhenj, unë i kam parë ndeshjet e vitit të kaluar, ata kanë dhënë maksimumin për të fituar diçka”, përfundoi egjiptiani.

Ndërsa, në anën tjetër edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ndihet i lumtur me transferimin e anësorit egjiptian.

“Mohamed ka përzierjen perfekte të përvojës dhe potencialit – kjo është me të vërtetë emocionuese”, ka deklaruar Klopp pas zyrtarizimit të Salah.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat