Demhasaj ka bërë një hap të madh në karrierë

Futboll

Demhasaj ka bërë një hap të madh në karrierë

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2017 Në ora: 13:51
Shkëlqim Demhasaj

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, 21-vjeçari Shkëlqim Demhasaj, pas një paraqitje fantastike që ka pasur në petkun e FC Schaffhausen-it, tani do të vazhdojë karrierën në klubin e mirënjohur zviceran, Luzern, të e cila luajnë shqiptarët Hekuran Kryeziu e Idriz Voca. "Është lojtar që luan për skuadrën dhe që gjendet shumë mirë para portës", ka thënë koordinatori sportiv i Luzernit, Remo Meyer.

Demhasaj ka firmosur deri me 30 qershor të vitit 2020, bëhet e ditur nga klubi Luzern. Demhasaj shënoi 17 gola për FC Schaffhausen në Challenge League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat